ITALI- Një pallat i kuq në mes të Amatrices që i rezistoi tërmetit të 24 gushtit u kthye në simbol të rezistencës, por për pak muaj.

Pallati simbol me katër kate i ndërtuar në vitet ’50 nuk mundi t’i rezistonte tërmeteve të djeshëm, që gati rrafshuan Italinë Qendrore, njëri 5.4, 5.9 e 4.6 ballë.

Tërmetet e fuqishme që goditën mbrëmë Italinë fatmirësisht nuk sollën viktima, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Shtçpi, pallate e ndërtesa të ndryshme u rrafshuan, ndërsa qindra njerëz kaluan natën jashtë.

Situata atje paraqitet e paqëndrueshme edhe sot, pasi vijojnë ende tërmetet. Më i fundit 4,4 ballë ka rënë paraditen e sotme në Marche, por u ndje deri në Ancona.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb