Egnatia zhvilloi një ndeshje thuajse perfekte ndaj Dinamos duke qëndruar të qetë në krye, ndërkohë fitore të rëndësishme siguruan edhe Vllaznia e Tirana. Pas përfundimit të javës së 28-të, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë.

Në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani.

Mbrojtja përbëhet nga: Andrey Yago (Vllaznia), Elvis Prençi (Skënderbeu), Sigitas Olberkis (AF Elbasani), Aboubacar Camara (Bylis).

Në mesfushë janë: Regi Lushkja (Egnatia), Paulo Estrela (Skënderbeu), Malomo Taofeek Ayodeji (Bylis).

Në majën e sulmit është Walid Jarmouni (Tirana), ndërsa krahët përbëhen nga Ildi Gruda (Vllaznia) dhe Serxho Ujka (Egnatia).

Trajneri më i mirë i javës së 28-të është përzgjedhur tekniku i Egnatia, Edlir Tetova.

Formacioni
Formacioni

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb