Pas agresionit prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ndaj ambienteve dhe nxjerrjes jashtë të gazetarëve e punonjësve, Policia e Shtetit është tërhequr nga godina e News24.

Në vend të tyre, perimetrin e ndërtesës tani e kontrollon Policia Ushtarake.

Ndërhyrja e Policisë së Shtetit brenda News24 solli për rrjedhojë ndërprerjen e sinjalit të transmetimit dhe nxjerrjen me forcë të gazetarëve nga ambientet e punës. Aktualisht News24 nuk është në transmetim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sulmi ndaj News24 ka shkaktuar reagime të forta nga radhët e politikës, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias dhe të drejtat e gazetarëve.

Të shumta janë deklaratat që e cilësojnë këtë veprim si një akt të rëndë dhe të papranueshëm në një shoqëri demokratike. Presioni dhe censura ndaj një media të pavarur është një sinjal alarmi për lirinë e fjalës dhe demokracinë në tërësi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb