Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë një ndër tifozët e Kombëtares Shqiptare sot në Elbasan Arena. Ai ka qenë në tribunën e nderit përkrah Presidentit të FSHF-së Armand Duka.
Në kohën kur është kënduar himni, Kreu i Shtetit ashtu si gjithë të pranishmit është çuar më këmbë dhe ka shoqëruar himnin me dorën në zemër.
Meta ka takuar dhe ish-trajnerin e Shqipërisë Gianni de Biasin dhe të dy bashkë kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar por jashtë stadiumit.
(m.k/BalkanWeb)