Briken Calja ishte nga të paktët sportistë shqiptarë që mund ti linte gjurmë në “Tokio2020”, peshëngritësi arriti të siguronte vendin e katërt, një rezultat historik ky për sportin kuqezi. Pas Caljes ishte radha e Manuela Delilaj të përfaqësonte Shqipërinë në qitje, në kategorinë 25m precizion. Delilaj arriti të grumbullonte në total 280 pikë duke u renditur në vendin e dhjetë, e fundit në baterinë e sajë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

KOKSH bëri me dije se Delilaj garoi e dëmtuar ndërsa do të rikthehet sërish konkurrimit më 30 korrik këtë herë në 25m pistoletë shpejtësi.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb