Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në koordinim me prokurorinë publike, ka njoftuar se mbi 20 persona janë të dyshuar si përgjegjës për tragjedinë në Koçan, 4 prej të cilëve janë në spital.

Në stacionin policor janë rreth 15 persona, disa nga të dyshuarit për këtë incident kriminal kanë vdekur, disa janë në spital, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toskovski.

“Katër të dyshuar janë në spital. Dy anëtarë të bandës, djali i pronarit të disko dhe personi juridik që menaxhon diskotekën.

Disa nga personat e ndaluar aktualisht në stacionin policor janë persona të cilët janë drejtpërdrejt fajtorë, sipas dëshmive të deritanishme.

Një person që është organizator i ngjarjes dhe për të cilin dyshojmë se është një nga personat përgjegjës të drejtpërdrejtë është ndaluar”, tha Toshkovski.

U ndaluan edhe ish-sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, shefi i sektorit në Ministrinë e Ekonomisë, ish-drejtori i Administratës së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe tre punonjës të Administratës.

27 personat e lënduar nga zjarri në Koçan do të transportohen në spitalet e vendeve fqinje, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Greqi, njoftoi pasditen e sotme Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut..

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se 59 persona kanë humbur jetën dhe 155 janë lënduar nga zjarri në një diskotekë në Koçan.

 

Avioni

(Balkan Web)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb