LIBRAZHD

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Librazhdin. Një çift i sapomartuar dyshohet se është vetëhelmuar dhe për pasojë 19-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për çiftin Rezarta Hajdari dhe Olsian Hajdari. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Burime i thanë gazetarit të “BalkanWeb”, Fatmir Popja se dy të rinjtë kishin vetëm pesë ditë që ishin martuar, ndërkohë mbeten ende mister shkaqet që i kanë shtyrë ata drejt këtij veprimi ekstrem.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila ka tronditur të gjithë banorët e Librazhdit është regjistruar në fshatin Xhyrë, ndërsa mësohet se ka qenë vetë nëna e djalit ajo që ka gjetur pa shenja jete nusen dhe të birin në gjendje kritike.

Njoftimi i policisë:

Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb