Ish banori i “Big Brother 2”, Bjordi Mezini ka pranuar se është në një lidhje të re, pas afro 3 muajsh nga vdekja tragjike e ish konkurrentes së Big Brother 2 dhe gazetares Adelajda Xhamani me të cilën përjetoi një romancë kur ishin brenda shtëpisë së reality show-t. Kur kaluan disa vite nga ndarja e tyre, Adela humbi jetën tetorin e kaluar, në shtëpinë e saj në Tiranë, ku jetonte e vetme.

I ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’, Bjordi ka pranuar se është në një marrëdhënie të fortë me një vajzë. Ai nuk ka preferuar të bëjë të ditur emrin e saj, por në rrjetet sociale qarkulllojnë dia foto ku thuhet se ajo është vajza që i ka marrë zemrën ish banorit të Big Brother.
drtju
“Jam në një lidhje, nuk mund të them asgjë më shumë. E kam shumë të shenjtë jetën private. Preferoj ta mbaj për veten time. Unë gatuaj për shoqen time, edhe ajo gatuan për mua. Unë jam patriarkal në kuzhinë dhe është e vështirë të ndash kuzhinën me mua. Ne nuk jetojmë bashkë dhe kjo gjë e mban lidhjen shumë të fortë”- ka thënë Bjordi Mezini.

bjordi-933x445

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: