Real Madrid vijon punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Pas afrimeve të Diaz, Bellingham dhe Joselu, klubi mbretëror ka njoftuar rinovimin e kontratës me Kroos dhe Nacho, të dy lojtarët kanë rinovuar edhe për një tjetër vit. “Tripletë rinovimesh”, shkruan As në faqen e parë duke shtuar se të njëjtën gjë do të bëjë edhe Luca Modric, me kroatin që do të rinovojë edhe për një tjetër vit.

As
As

E përditshmja spanjolle pranë klubit të Real Madrid shkruan se Lucas Vazquez e Odriozola kanë përfunduar në orbitën e Juventus. Ndërkohë, Barcelona ka një prioritet absolut në këtë merkato vere, afrimin e Gundogan.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dy të përditshmet pranë klubit blaugrana, Mundo Deportivo dhe Sport e bëjnë të krye transferimin e kapitenit të Man.City. Gundogan pritet të firmos një kontratë 2-vjeçare ndërsa vjen në “Camp Nou” falas.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb