Presidenti amerikan ka shkaktuar reagime të forta pasi ka publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe kërcënues në rrjetin social Truth Social.

“Arrestoni njerëzit me maska, menjëherë”, shkroi Donald Trump.

Trump
Trump

Ky mesazh, i cili po shpërndahet me shpejtësi në mediat amerikane dhe ndërkombëtare, duket se i referohet protestuesve të maskuar që kanë dalë në rrugët e Los Angelesit gjatë demonstratave të fundit.

Në disa video me pamje të protestave, shihen persona të veshur me rroba të zeza dhe me fytyra të mbuluara, të cilët janë përplasur me forcat e rendit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb