Një episod i ri i emisionit shumë të ndjekur ditor “The Charlie Kirk Show”, që drejtohet nga 31-vjeçari Charlie Kirk, është transmetuar pa praninë e vetë moderatorit. Në vend të tij, bashkëpunëtorë dhe miq të Kirk-ut po transmetojnë pranë një karrigeje të zbrazët.
Producenti Andrew Kolvet e hapi programin duke thënë se kjo ishte diçka që “askush prej nesh nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë se do të na duhej ta bënim”.

“Charlie do të donte që ne të ishim këtu,” tha Kolvet. “Dhe sigurisht që kemi lënë karrigen e tij bosh, sepse askush nuk do ta zëvendësojë ndonjëherë atë.”
(Balkanweb)
