Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në Tunelin e Llogarasë.

Në këtë aksident u përfshi një makinë “Mitsubishi”, një “Audi” dhe një “Volvo’. Të tre makinat kanë marrë dëmtime jo të pakta, siç shikohet edhe nga fotot.

Aksidenti bëri që në tunel të krijohet trafik për shumë minuta, ndërsa ndërhyrja e policisë ka bërë që situata më vonë të përmirësohet.

Llogara2
Llogara2
Llogara3
Llogara3
Llogara4
Llogara4
Llogara5
Llogara5
Llogara6
Llogara6

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, më datë 28.07.2025, rreth orës 15:45, në “Tunelin e Llogarasë”, ka ndodhur një përplasje midis tre automjeteve, vetëm me dëme materiale.

Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M.

Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb