Fotoreporteri Malton Dibra ka përfunduar në spital, pasi është lënduar gjatë protestës së sotme të opozitës.
Sipas informacioneve, fotoreporteri ka pësuar lëndime në dorë, pasi i ka rënë molotovi. Ai ka marrë trajtim mjekësor, lëndimeve që ka marrë.
Malton Dibra momentin kur është lënduar ndodhej në zonën e ish-Bllokut dhe ka qenë momenti kur janë hedhur molotovë drejt Vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, molotovi është përplasur me një pemë dhe është kthyer pas duke i shkaktuar lëndime në dorë.
