“BalkanWeb” sjell pamje të jahtit të sekuestruar sot në Portin e Sarandës, pasi brenda tij u gjet një emigrant i paligjshëm.

Në fotot dhe videon që sjell gazetarja Shpresa Dine në redaksinë e “BalkanWeb” shihet mjeti lundrues, i cili ishte ankoruar në Sarandë, por që u sekuestrua pas kontrollit nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së Sarandës. Ndërkohë, në pranga ranë dy shtetas turq dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas tjetër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në brendësi të tij, shtetasin e huaj V. M., i cili nuk kishte mjet identifikimi dhe ishte i padeklaruar nga kapiteni.

Jahti Turk
Jahti Turk

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb