Pas një pune intensive është rikthyer energjia elektrike në Vermosh.

Ndërhyrjet e elektricistëve të njësisë OSSH Malësi e Madhe, Shkodër pas ndërhyrjeve ndonëse në kushte të vështira të motit kanë mundur të këtë mbrëmje t’i kthejnë energjinë në skajin verior të vendit.

Fideri i Kelmendit pësoi dëmtime në disa degëzime gjatë fundjavës, si pasoje e reshjeve te dëborës.

Ditën e djeshme iu dha energji Lepushes, kurse me herët ishin furnizuar Tamara dhe Boga.

Siç shihet në foto terreni dhe kushtet e motit ishin faktorë pengues në realizimin me te shpejte te zgjidhjes se avarive.

D11c065e 5a0f 447d A520 94d44ab4ac19

7e62bad9 Bdba 4f86 B2b1 19eb83c6d076

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb