Në mesditën e së dielës, qyteti i Gjilanit është tronditur nga një ngjarje e rëndë në rrugën “Ibrahim Rugova”. Një përleshje me armë zjarri ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga vendi i ngjarjes, ku duken forcat e policisë dhe autoambulancat, si dhe njolla gjaku në rrugë.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se dyshohet për një rast vrasjeje dhe plagosjeje me armë zjarri. Viktimat u konstatuan të vdekur në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar, ndërsa i dyshuari, një mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë, është ende në arrati.

Gjilan2
Gjilan2

Forcat speciale të policisë kanë rrethuar zonën për të kryer hetimet, ndërsa Prokurori i Shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes për të koordinuar punën hetimore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: