Në pritje për të kuptuar nëse e ardhmja e tij do të jetë në Torino, te Juventus, apo do të shitet në ndonjë klub jashtë Italisë, Dusan Vlahovic po karikon bateritë në Mykonos. “Bomberi” serb ka nisur pushimet, sigurisht jo vetëm, por në shoqërinë e bionde për të cilën dihet shumë pak. Ka qenë Telegraf që ka publikuar një foto të Vlahovic me një vajzë misterioze në një varkë.
Për momentin, sipas mediave, vajza quhet Sophia Elena. Vlahovic mbylli një sezon shumë larg pritshmërive, por me sa duket sulmuesi serb nuk ka humbur nuhatjen jashtë fushës së lojës, vijon të shënojë “gola” të bukur.
(BalkanWeb)
