KOSOVA

Duket se votimi në Kosovë nuk do të përmbyllet me orën zyrtare 19:00. Mediat kosovare raportojnë se në këto zgjedhje dyndja ka ndodhur pasdite, dhe tashmë dhjetëra qytetarë nuk kanë arritur dot të votojnë brenda orarit.

Nga pamjet duken radhët e qytetarëve që presin jashtë kutive për të hedhur votën e tyre.

Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime ishte 32.32%  ndërsa me dyndjen e pasdites duke se kjo përqindje do të rritet shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb