Në Zall Herr të Tiranës, mëngjesin e sotëm është ekzekutuar teksa lëvizte me makinë Lulzim Visha.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se makina në foto ishte e viktimës Visha. Fotoja është shkrepur pak minuta pas atentatit, ku mbeti i vrarë Visha. Siç shikohet në pamje, makina tip Wolsvagen është bërë shosh nga plumbat në pjesën e përparme.

Policia reagoi për këtë vrasje, duke thënë se ka gjetur një mjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur në vrasje.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se  targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz. Dyshimet janë se Visha është vrarë për hakmarrje. Hetimet për ta zbardhur ngjarjen vijojnë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: