TIRANE – Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka pak ditë që ka inauguruar butikun e saj të dytë “Zaimina Vasjari Store 2”, në të cilin sjell veshje të brendshme. Bikinit janë fokusi kryesor i këngëtares, aq më shumë tani që jemi në prag të sezonit veror.

Duke qenë një fytyrë publike dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ajo po arrin që mjaft mirë të reklamojë veshjet e butikut të saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet mjaft seksi pranë një pishine të mbyllur, teksa në sy bien bikinit e saj, që e shfaqin tepër provokuese këngëtaren.

Mesa duket muajt e ardhshëm do të jenë vërtetë të nxehtë për Zaimën, e cila nuk do të ngurojë të dhurojë imazhe të tilla për të promovuar të brendshme dhe bikinit e butikut të saj të ri.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb