TIRANE – Tre ditë më parë, Genc Alizoti ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Hekurudhave. Por ndërsa vetë Alizoti ka deklaruar se vendimi për largimin nga detyra është marrë për arsye familjare, mediat kanë hedhur dyshime se gjithçka lidhet me përfshirjen e tij në një skandal seksual.

Portali “Jeta osh Qef” ka publikuar disa fragmente nga një video erotike, që thuhet se ka protagonist Genc Alizotin dhe është realizuar në zyrën e tij.

GENC4

Dyshohet se ka qenë pikërisht qarkullimi i kësaj videoje, shkaku i vërtetë i dorëheqjes së tij nga Hekurudhat. Në video duket sfondi me ngjyrë të kuqe i cili dallohet edhe në fotot zyrtare të Alizotit në zyrën e shtetit.

Sipas “Jeta osh qef”, dyshohet se videon e ka regjistruar personi tjetër që ka qenë pjesëmarrës në chatin erotik.

GENC1

Alizoti, mori detyrën e kreut të Hekurudhave në tetor të vitit 2013, menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai dha dorëheqjen nga posti vetëm dy ditë më parë. Genc Alizoti më parë ka qenë Prefekt i Durrësit, prej vitit 2009 deri në 2013.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb