Shtëpia e Shën Martës në Vatikan, Pallati i famshëm i Papës ka qenë shpesh në kureshtjen e publikut për të zbuluar më shumë për jetën dhe shtëpinë ku jeton ai. Së fundi janë publikuar disa fotografi brenda dhomës së Papës. Brenda dhomës vërehen zbukurime dhe objekte të shenjta që datojnë prej dekadash.

Gjatë shekujve në atë dhomë kanë fjetur 15 papë, prej të cilëve Papa Pio XII dhe Papa Pali VI kanë vdekur aty, ndërsa Papa Gjon Pali i II-të është shëruar nga atentati që iu bë në vitin 1981.

Në të njëjtën dhomë ku fle Papa, gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë lindur 40 fëmijë, pasi në atë kohë aty ishin të vendosur refugjatë.
Brenda ndërtesës është një dysheme mermeri që daton nga shekulli XVI (viti 1596). Kisha private është një nga 20 dhomat brenda ndërtesës, ndërsa besimtarët shkojnë aty për të marrë bekimin e Papës.

Brenda pallatit ndodhet edhe dhoma e punës së papës në Castel Gandolf. Papa Françesku e ka vizituar disa herë atë, por asnjëherë nuk ka qëndruar aty. I fundit që e ka përdorur ka qenë Papa Benedikti XVI, i cili dha dorëheqjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: