Një shtetas është vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës për shkelje të ligjit zgjedhor.
30- vjeçari, , dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit nr. 4165/01, në Këlcyrë, rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Policia dhe Prokuroria po vijojn hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njoftim i Policisë:
Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vënë në pranga një shtetas për shkelje të fshehtësisë së votimit.
I arrestuari është shtetasi M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili dyshohet se rreth orës 15:00 të ditës së sotme ka fotografuar fletën e votimit gjatë ushtrimit të së drejtës së tij në qendrën e votimit nr. 4165/01, në Këlcyrë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor, pasi cenon fshehtësinë e votës, një nga parimet themelore të procesit demokratik.
Policia ka kryer arrestimin në flagrancë dhe materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Policia e Shtetit apelon sërish qytetarët të denoncojnë çdo rast apo tentativë që cenon integritetin e zgjedhjeve, duke garantuar angazhimin maksimal për një proces zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të qetë.
(BalkanWeb)
