Një foto bardhë e zi mes shumë të tjerave me ngjyra. Është kjo ajo që ndan në profilin e saj social Heidi Klum, në një selfie me Flavio Briatore dhe Leni, vajzën e tyre të lindur në 2004 në New York, kur historia mes modeles dhe sipërmarrësit italian ishte në fund të saj.
E padeklaruar asnjëherë si fëmija e tij nga Briatore, Leni është adoptuar nga këngëtari Seal, prej kohësh i dashuri i Klum.
Dashuria mes Briatores dhe Klum ishte një dashuri e madhe por shumë e shpejtë, pasi zgjati nga 2002-2004 dhe në vitin në të cilin lindi vajza ndodhi ndarja e tyre.
Leni kurrë nuk është njohur nga Briatore dhe është rritur nga Heidi dhe Seal.
‘Leni është vajza ime natyrale, por të treve na është dukur e arsyeshme që kishte më kuptim nëse e adoptonte ai, sepse një vajzë duhet të rritet në një familje, por unë e takoj shpesh dhe mes meje, Seal dhe Heidi ka një raport të jashtëzakonshëm”.
Kështu kishte thënë në një intervistë sipërmarrësi dy vite më parë. Tani disa vite më vonë, është pikërisht Klum që ndan foton e parë të të treve ne Sardenja, ku duken të qeshur.
Të dyja po shijojnë disa ditë në Itali, për të fluturuar më pas në Gjermani për Show në Tokyo Hotel.
(da.xha/BalkanWeb)
