Pallati Buckingham ka publikuar kartolinën e parë të Krishtlindjeve të mbretit Charles në të cilën ai pozon me gruan e tij Camilla.
Fotoja, siç raportojnë mediat britanike, është shkrepur më 3 shtator, pesë ditë para vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, nga fotografi fitues i çmimeve Sam Hussain.
Konkretisht, fotoja u përjetësua gjatë një takimi në eventin Braemar Royal Highland Gathering, në shtator, kur, mbreti aktual i Anglisë, ishte Princi i Uellsit.
Në të Mbreti Charles është fotografuar në profil, ndërsa Camilla e shikon atë dhe buzëqesh.
Në eventin e atëhershëm Charles kishte inauguruar një strukturë të re që festonte Jubileun e Platinumit pasi në atë kohë Mbretëresha Elizabeth nuk kishte mundur të merrte pjesë për shkak të shëndetit të saj në rënie.
Shikoni kartolinën e Krishtlindjeve të Mbretit Charles:
View this post on Instagram
