Ndërsa ka përkujtuar 80-vjetorin e nisjes së rezistencës antifashiste në Shqipëri, Presidenti Ilir Meta ka pasur edhe një takim të veçantë në Durrës.

Përmes një fotoje të postuar në profilin e tij në Facebook, ai na njeh me dy “mikeshat” e reja që ka njohur në Durrës. Aseli dhe Siria mësohet të jenë stërmbesat e Heroit të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut.

STATUSI I PRESIDENTIT NË FACEBOOK
I lumtur të takoja Aselin dhe Sirian, stërmbesat e Heroit të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, sot në 80-vjetorin e rënies heroike të simbolit kombëtar të qendresës, i cili jo vetëm mbrojti me jetën e tij betimin ndaj Atdheut dhe flamurit, por i dëshmoi Europës se Shqipëria nisi rezistencën antifashiste edhe pse e braktisur dhe e harruar. Me gjakun dhe veprën e tyre, Mujo Ulqinaku dhe patriotët e tjerë frymëzuan rezistencën antifashiste që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe qytetërimit. Ndaj sot çdo shqiptar kudo ku ndodhet kujton me nderim e mirënjohje heroizmin e tyre sublim në emër të lirisë dhe flamurit.??

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb