NORVEGJI – Kryeministrja norvegjeze ditën e djeshme u kap mat duke luajtur Pokemon Go në Parlament. Sot Erna Solberg tha se nuk pendohet se kishte luajtur lojën popullore të telefonisë, Pokemon Go gjatë një seance parlamentare.

Fotografitë e bëra dje shfaqin kryeministren teksa përpiqej të hynte në lojë gjatë debatit pasi mbreti Harald kishte lexuar fjalimin që përshkruante planet e qeverisë për vitin e ardhshëm.
3038
Çuditërisht, Solberg kapi celularin e saj që të luante ndërkohë që po fliste liderja e Partisë Liberale, Trine Skei Grande.Liderja e Partisë Liberale, Grande u kritikua në muajin gusht, pasi pranoi se luante Pokemon Go gjatë një seance të mbajtur nga komisioni parlamentar i Mbrojtjes.

“Mendoj se Trines i ka pëlqyer ideja që unë kam luajtur Pokemon Go ndërkohë që ajo po mbante fjalim”, ka thënë Solberg për gazetën e përditshme “Klassekampen”.

Solberg thuhet të ketë gjuajtur për monstrat e Pokemon Go gjatë një vizite në kryeqytetin e Bratislavës të Sllovakisë në muajin gusht, por, në pushimin e programit zyrtar.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb