Ndërkohë që protesta qytetare është në ditën e 23-të dhe deri tani nuk ka patur asnjë qëndrim nga anëtarët e qeverisë apo të grupit parlamentar të PS, vijnë reagimet e para.
Disa orë pasi 250 mijë njerëz, protestues nga Shqipëria dhe diaspora protestuan dhe rrethuan selinë e qeverisë, dy deputetet socialiste Lindita Nikolla dhe Evis Kushi zgjedhin të postojnë në rrjetet sociale thuajse në të njëjtën kohë qëndrimet e tyre.




