Dita e 64-të e protestës kundër qeverisë ka sjellë një tjetër moment të veçantë përpara godinës së ekzekutivit. Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja, qytetarët e pranishëm kanë lënë një mesazh të qartë e me shkronja të mëdha mbi asfalt, pikërisht përballë selisë së Kryeministrisë.

  • foto galeri

Siç raportojnë gazetarët e BalkanWeb nga terreni, protestuesit kanë shkruar me germë për germë frazën në anglisht: “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës).

Ky veprim simbolik u shoqërua me brohoritje të forta dhe thirrje të njëpasnjëshme nga turma për ndryshim të menjëhershëm politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Menjëherë pas realizimit të këtij mesazhi simbolik, mijëra qytetarët e mbledhur kanë nisur marshimin masiv, duke vërshuar në rrugët kryesore të Tiranës për të vijuar qëndresën e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb