Domate, speca dhe vezë janë disa prej produkteve që protestuesit kanë marrë me vete në tubimin e sotëm, ndërsa pritet që ato të përdoren si formë simbolike proteste ndaj deputetëve dhe ministrave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protestuesit kanë sjellë këto produkte me synimin për t’i hedhur në drejtim të përfaqësuesve të mazhorancës gjatë hyrjes së tyre në godinën e Kuvendit.

Ky veprim vjen pas incidentit të regjistruar në seancën e kaluar parlamentare, kur gjatë protestës u hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe ministrave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb