Me shpresën për një vit sa më të mbarë, e gjithë bota mirëpriti 2026-ën me festime dhe spektakle fishekzjarresh që ndriçuan qiellin në kryeqytetet kryesore ndërkombëtare.
Zelanda e Re ishte e para që priti vitin e ri me një shfaqje fishekzjarresh për të shënuar fillimin e 2026-ës. Një spektakël fishekzjarresh nga Kulla Sky Auckland mirëpriti vitin e ri 2026. Ndërsa ora shënonte mesnatën e 31 dhjetorit, qytetarët e Zelandës së Re e nisën Vitin e Ri me festime duke u bërë vendi i parë në botë që mirëpriti vitin e ri 2026. Mijëra njerëz u mblodhën në bregdet, duke brohoritur dhe duke kënduar ndërsa qielli ndriçohej me ngjyra të fishekzjarreve.
Më pas ishte radha e Australisë për të mirëpritur vitin e ri 2026. Sydney u shndërrua në një qytet festimesh me shfaqje spektakolare fishekzjarresh, ku mijëra njerëz kishin dalë për të shijuar nga afër të gjithë këtë skenë.
Dubai e priti Vitin e Ri me një shfaqje mahnitëse fishekzjarresh në gradacelën më të lartë në botë, Burj Khalifa. Qindra u mblodhën për të parë shfaqjen gati 9-minutëshe të titulluar “Përtej ëndrrave”, duke shfaqur fishekzjarre, lazër dhe shfaqje shumëngjyrëshe në Burj Khalifa.
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën nën Portën e Brandenburgut në kryeqytetin e Gjermanisë Berlin për të nisur fillimin e vitit 2025. Deri në 60,000 njerëz ishin të pranishëm në rrugë në anën perëndimore të Portës që dikur ndante Berlinin Lindor dhe Perëndimor deri në rënien e Murit të Berlinit në nëntor 1989.
Parisi e nisi 2025-ën me fishekzjarre masive të cilat për një moment mbuluan monumentin e Harkut të Triumfit në një shfaqje të zjarrtë. Mijëra njerëz u mblodhën në Champs Elysees të kryeqytetit francez për të ndjekur spektaklin e organizuar.
