TIRANË- Ish-ministri Spiro Ksera, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për shpërdorim detyre, ka marrë leje nga burgu për të shkuar pranë familjes së tij.

Ky fakt është bërë i ditur nga një mik i Kserës, i cili ka postuar një foto në “Facebook” ku ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale shfaqet në një mjedis familjar, por disi i menduar.

“Miku im Spiro Ksera pranë familjes, e drejta shumë shpejt do dali”, shkruan miku i tij në Facebook përbri fotos së postuar. Ish-ministri i Punës aktualisht ka dalë me leje, por pritet që të përfitojë nga amnistia e fundvitit.

Ksera ne shtepi

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: