AUSTRI – Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar sot drejt Austrisë ku nesër do të luajë miqësoren e radhës me këtë ekip në orën 17:30.

Ekuipazhi kuqezi si gjithmonë ka pasur një pritje mjaft të ngrohtë edhe në Vjenë, ku dhjetëra tifozë kanë dalë për ta pritur Përfaqësuesen shqiptare.

Sapo kanë shkelur në aeroport djemtë së bashku me stafin kanë gjetur mbështetjen e tifozëve, të cilët kanë përfituar për të marrë edhe autografe. (panoramasport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: