Për disa minuta rresh godina e Kryeministrisë ishte nën sulmin e molotovëve të hedhur nga protestuesit, që kanë ndezur “flakë” hyrjen e godinës.
Policia iu përgjigj molotovit me ujë me presion dhe gaz lotësjellës.
Ajo që tërhoqi vëmendjen, është se ndërkohë që Kryeministria ishte në flakë, kreu i PD Sali Berisha shihej duke tundur flamurin shqiptar.
