Teksa në orën 10:00 pritet të nisë seanca gjyqësore në Hagë ku do të jepet verdikti për 4 ish-liderët e UÇK-së, në Prishtinë mbahet fryma.

Siç shihet nga pamjet, 4 foto gjigande janë vendosur në qendër të kryeqytetit të Kosovës, në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa në mes të tyre qëndron një ekran i madh, ku do të jepet dhe seanca live.

Qytetarë janë mbledhur sot në shesh në Prishtinë dhe jo vetëm, ndërsa policia ka marrë një seri masash për parandalimin e çdo situate të mundshme. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi pritet të mësojnë vendimin e trupit gjykues, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur më shumë se pesë vjet.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb