Këshilli Bashkiak i Klosit ka nderuar me titullin “qytetar nderi” të Bashkisë Klos Ministren e Mbrojtjes znj.Mimi Kodheli. Lexo.al ka publikuar foton e vendimit, ndërsa mesazhi që përcjell është më shumë se një mirënjohje për ministren e punën e ministrisë.

Bashkia e Klosit drejtohet nga e djathta. Kryetari aktual Basir Cupa fitoi garën përballë kandidates socialiste Valbona Kola. Por, përkatësia politike e djathtë nuk e ka pengur kryetarin Cupa që nga një bashki e ‘largët” dhe e vogël siç është ajo e Klosit, të japë një shembull të mirë për politikën. Një titull që vlerëson ata njerëz të cilët kanë vendosur të japin kontributin e tyre për komunitetin.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë ndërtuar një urë ‘Baily”, një ndër 10-tra të ndërtuara në të gjithë Shqipërinë deri në Tropojën e largët. Një urë “bailey” mbi lumin Mat ishte një domosdoshmëri për banorët e kësaj zone, një kërkesë e kahershme e tyre pothuajse për të gjitha qeveritë që kanë kaluar në këtë vend, pasi ura ekzistuese është ndërtuar rreth 36 vjet më parë dhe ishte në gjendje të amortizuar, duke shërbyer vetëm për këmbësorë dhe ata me shumë frikë në moment shirash të shumta.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb