FOTOLAJM/ Nga Kosova deri në Spanjë: Zjarret e egra shkrumbojnë Evropën
20 Gusht, 2025 13:52
Madhësia e tekstit:
Disa zjarre të egra kanë kapluar Evropën gjatë javëve të fundit, teksa kontinenti po përballet me një valë të të nxehtit të madh dhe me temperatura rekorde.
1Tym i dendur duke u ngritur pas shpërthimit të një zjarri të egër, afër një varreze në fshatin Vilarmel, në rajonin e Galicisë, në Spanjë, më 16 gusht 2025.
2Një person duke trajtuar një kalë të djegur në një strehimore kafshësh, pas një zjarri të egër, në Tiranë, Shqipëri, më 15 gusht.
3Njerëz duke u munduar që ta fiknin një zjarr të egër në qytetin veriperëndimor të Çanakalasë, në Turqi, më 11 gusht.
4Gjatë dy ditëve të gushtit, zjarret në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut, në Kosovë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në prona, male dhe ara. Banorët tregojnë se shuarja e flakëve është bërë kryesisht nga vullnetarët, pasi numri i zjarrfikësve ka qenë i pamjaftueshëm. Disa qytetarëve, sikurse Arton Brahimit nga Kçiqi i Madh, zjarri u shkrumboi burime financiare jetike.
5Një shesh lojërash i shkrumbuar nga një zjarr i egër në Kubo de Benavente, Spanjë, më 11 gusht.
6Zjarrfikësi Angel Rubio duke hequr pajisjet e tij pas kryerjes së operacioneve për shuarjen e zjarreve në fshatin Vilarmel, në rajonin e Galicisë, në Spanjë, më 16 gusht.
7Një pamje nga droni që shfaq një fermë diellore të rrethuar nga pemët, e djegur nga një zjarr i egër në Vilardevos, afër Verinit, në Galici të Spanjës, më 16 gusht.
8Pemë duke u djegur gjatë një zjarri afër Narbonit, në jug të Francës, më 6 gusht.
9Shpërthimi i një zjarri të egër në Edinburg të Skocisë, më 10 gusht.
10Banorë duke u përpjekur për shuarjen e një zjarri në Keratea, afër Athinës, në Greqi, më 8 gusht.
11Një zjarrfikës duke vrapuar afër kafshëve të braktisura nëpër kafaze, teksa zjarri digjte pyllin mbi fshatrat buzë plazhit, Bularica dhe Canj, afër Tivarit, në Mal të Zi, më 11 gusht.
12Reagimi i vendësve teksa zjarri i egër i afrohej Kongostës, në Spanjë, më 11 gusht.
13Një helikopter zjarrfikës duke hedhur ujë për të shuar një zjarr në zonën e Sunit, afër Limasolit, në Qipro, më 24 korrik.
14Një zjarrfikës duke u angazhuar për shuarjen e një zjarri afër Saint-Vallierit, në jugperëndim të Francës, më 12 gusht.
15Një shtëpi e djegur nga zjarri i egër në Suni, afër Limasolit, në Qipro, më 24 korrik.
16Pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës dhe banorë duke u angazhuar për shuarjen e një zjarri të egër afër Tepelenës, në Shqipëri, më 11 gusht.
17Një burrë duke kërcyer teksa flakët dhe tymi ngriheshin pas një zjarri të egër në fshatin Dubravë, në Kosovë, më 22 korrik.
18Një zjarrfikës duke u angazhuar për shuarjen e një zjarri në jug të Francës, më 7 gusht.
19Pemë duke u djegur pas një zjarri afër Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, në Francë, më 6 gusht.
20Pamje nga droni që shfaq pasojat nga një zjarr i egër në Guzeljali, afër Çanakalasë, në Turqi, më 12 gusht.
21Banorët Alvaro dhe Miguel duke shikuar teksa një zjarr i egër i afrohej Kongostës, në Spanjë, më 11 gusht.
22Një veturë e djegur pranë një shtëpie të shkrumbuar nga një zjarr i egër në jug të Francës, më 6 gusht.
23Një helikopter zjarrfikës duke fluturuar mbi Podgoricë të Malit të Zi, më 11 gusht.
24Zjarrfikës duke luftuar me një zjarr të egër në Trankoso të Portugalisë, më 11 gusht.
25Një zjarrfikës duke u angazhuar pranë një shtëpie të djegur, pas një zjarri të egër në Las Medulas, Spanjë, më 11 gusht.
26Zjarrfikës në vendin e shpërthimit të një zjarri të egër, në jug të Francës, më 6 gusht.
27Zjarrfikës duke luftuar me flakët në Trankoso të Portugalisë, më 11 gusht.
28Një traktor duke u angazhuar në luftën me zjarret afër vendbanimit Beledie Han, në Kostinbrod të Bullgarisë, më 21 korrik.
29Një zjarrfikës duke shuar një zjarr të egër në jug të Francës, më 7 gusht.
30Një pamje nga droni që shfaq një fermë të djegur nga një zjarr i egër në fshatin Lubizhde, në Kosovë, më 26 korrik./ rel