TIRANË- Partia Demokratike vendosi ta përjashtojë nga grupi i saj parlamentar deputetin Mhill Fufi një javë më parë, pasi ka thyer vendimin duke qëndruar në seancë gjatë votimit të kreut të KQZ-së dhe Rezolutës për Krimet e Komunizmit.
Por sot, një javë më pas, Mhill Fufi është parë në sallën e Kuvendit i vetmuar e më pas nën shoqërinë e deputeteve femra. BalkanWeb ka mundur të sigurojë disa foto të qëndrimit të tij në sallë si dhe momentin kur i afrohen dy deputete të PD-së për ta “ngushëlluar”.
Nuk dimë me saktësi se çfarë i thonë deputetet Mimoza Hajdarmataj dhe Albina Deda, por shpresojmë që fjalët e tyre ta kenë ngrohur sadopak deputetin e Qarkut të Lezhës.
(ma.ar/BalkanWeb)
