Familjarë, miq e bashkëpunëtorë të afërt të karrierës së tij politike kanë përkujtuar ditën e sotme ish-presidentin Bujar Nishani i cili u nda nga jeta muaj më parë.

Në përvjetorin e ditëlindjes së tij të 56-të t, ata kanë përkujtuar veprën e Nishanit. Ceremonia përkujtimore ka nisur me një dokumentuar dedikuar jetës së Nishanit që u pasua me fjalën e  bashkëpunëtores së tij të ngushtë Edit’h Harxhi.

Sakaq, ceremonia ka bërë bashkë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta të cilët qëndruan ulur në krah të familjarëve të të ndjerit Nishani.

Bashkëshortja e tij, fëmijët dhe babai të ndjerit Nishani u panë mjaft të prekur teksa miqtë e Nishanit kujtonin figurën e ish presidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb