Në ditën e 69-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë përcjellë një tjetër mesazh nga sheshi, duke shkruar një mesazh me një thirrje drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

Mesazhi lidhet me kërkesat e protestuesve për veprime hetimore ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë, ndërsa tubimi vijon prej javësh me akuza për korrupsion dhe keqqeverisje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu që SPAK të ndërhyjë ndaj zyrtarëve që janë nën hetim për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila po hetohet për akuza të lidhura me korrupsionin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb