Protesta e 14-të masive radhazi në Tiranë ka sjellë skena mjaft të veçanta dhe performanca simbolike që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

  • foto galeri

Një grup qytetarësh kanë zgjedhur një mënyrë tejet origjinale dhe goditëse për të shprehur revoltën e tyre ndaj klasës politike dhe korrupsionit.

Disa protestues janë shfaqur në mes të bulevardit të veshur me uniforma portokalli burgu dhe me pranga në duar, duke mbajtur në kokë maska me fytyrat e Kryeministrit Edi Rama, liderit të opozitës Sali Berisha dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në performancën e tyre simbolike, personi që mbante maskën e ish-kryeministrit mbante gjithashtu një pankartë ku shkruhej: “I pandehuri SALI BERISHA – TRADHETAR I KOMBIT”. Ndërkohë, protestuesi me maskën e Edi Ramës qëndronte me duart e prangosura lart, teksa pranë tyre ekspozoheshin edhe simbole të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb