Edhe në mbrëmjen e 59-të të protestës, qytetarët që prej javësh janë mbledhur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama përcollën një mesazh të qartë dhe simbolik.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë, protestuesit shkruan me germa gjigante fjalën “RESIGN” (“Dorëheqje”), duke e kthyer atë në simbolin e kërkesës së tyre kryesore.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë mbetet e pandryshuar dhe e panegociueshme.

Qytetarët theksojnë se, krahas largimit të qeverisë, kërkojnë edhe ngritjen e një qeverie tranzitore 12-mujore, e cila, sipas tyre, do të garantonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Mesazhi i shkruar në bulevard u bë një nga momentet më simbolike të protestës së kësaj mbrëmjeje, duke përmbledhur në një fjalë të vetme kërkesën që protestuesit kanë artikuluar prej 59 ditësh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: