Në ceremoninë mortore në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i ndarë nga jeta të premten në moshën 73-vjeçare, një detaj nuk i shpëtoi vëmendjes së të pranishmëve.

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku qëndruan larg njëri-tjetrit, në skaje të ndryshme të sallës së Pallatit të Kongreseve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pamjet tregojnë një distancë mes tyre, në një kohë kur numri 2 i Qeverisë është marrë e pandehur për abuzime me tenderat. Balluku ishte e ulur në anën e të larguarve nga PS si Gramoz Ruçi e Arta Dade. Para saj ndodhen kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i BDI, Ali Ahmeti.

89505e05 3c17 4502 B925 Ceef4bed3f2a
89505e05 3c17 4502 B925 Ceef4bed3f2a

Ndërsa në anën e djathtë të kryeministrit Edi Rama ndodhej bashkëshortja e tij, Linda, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ministrja e Brendshme Albana Koçiu, i Financave Petrit Malaj dhe Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës e Sportit.

Gjithashtu, ndaj Ballukut janë distancuar edhe ministrat e tjerë socialistë. Zv/kryeministrja u pa të hynte e vetme në homazhe, ndryshe nga kolegët e saj që nderuan liderin historik të së majtës në mënyrë të organizuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb