Situatë në Shkodër në dy ditët e fundit ka qenë tepër e rënduar, si shkak i përmbytjeve nga reshjet e mëdha të shiut.
Nga pamjet duket se si një pjesë e madhe e qytetit është nën ujë, me xhaminë e Plumbit mes ndërtesave të përmbytura.
Pushtetit të ujit i janë dorëzuar edhe shtëpi të qytetarëve, ndërsa në rrugicat mes shtëpive janë të mbushura me ujë dhe në disa zona uji ka shkuar mbi gju.
Një nga zonat e cila paraqiste rrezik është edhe ura e re e Bahçallëkut, e cila si pasojë e prurjeve të mëdha të shiut, rrezikohej nga mbetjet e urës së vjetër. Në këtë urë ditën e djeshme ishte ndaluar qarkullimi për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste, ndërsa sot Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata është përmirësuar, gjë që duket edhe nga pamjet.
Ndërkohë një situatë e ngjashme është regjistruar edhe në fshatin Kuç, komuna Guri i Zi në Shkodër.
(BalkanWeb)