TIRANE- Virozat mbipopullojnë Urgjencën e Pediatrisë, duke bërë që në fundjavë situata të jetë alarmante. Për të marrë shërbim në urgjencë ditën e djeshme kanë qenë mbi 350 fëmijë, por për një pjesë të madhe të tyre shërbimi është dhënë me mbi 1 orë vonesë, pasi i pranishëm gjatë paradites ka qenë vetëm një mjek roje.
Edhe pas hapjes së dhomës tjetër, situata ka vijuar të jetë e njëjtë, për shkak se numri i fëmijëve që i janë drejtuar Urgjencës së Pediatrisë ka qenë shumë i madh.
Temperaturë e lartë, vështirësi me frymëmarrjen dhe kollë kanë qenë disa nga simptomat kryesore që kanë shfaqur fëmijët.
(Gazeta Shqiptare)
