TIRANE- Derbi i kryeqytetit vijon në muret e Kryeministrisë. Tifozët e të dyja ekipeve kanë postuar në mesazhet që është bërë traditë të shkruhen në fasadën e godinës që ndodhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndeshja mes bardhebluve dhe të kuqve po vijon, edhe pse takimi i radhës është larg. Tifozët e të dyja ekipeve duan të sfidohen edhe në periudhë festash.

Të parët që kanë postuar kanë qenë tifozët e Partizanit, që kanë çuar logon e skuadrës së tyre të zemrës, ndërsa ata bardheblu kanë reaguar pak çaste më vonë duke postuar logon e “Tirona Fanatics”.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: