“Të rrosh a të mos rrosh, kjo është cështja”. Shprehja hamletiane e Shekspir është mëse reale në ditët e sotme ku në fokus janë refugjatët e luftës. Kjo karikaturë është simbol i qartë i monologut hamletian ku i riu gjendet para fatit të vet që nuk i ofron asnjë rrugëdalje.
Kështu dhe tragjedia e refugjatëve, sirianë që përballë tehut të vdekjes nga lufta e ISIS, vdesin në tentativën për të jetuar.
‘Të rrosh a të mos rrosh’, është një nga monologjet më të famshme të letërsisë botërore dhe një nga tentativat më dramatike njerëzore. Njeriu i gjendur përballë fatit të vet, që nuk i ofron asnjë rrugedalje. Në këtë moment tragjik hidhen ide për vdekjen. Dhe rasti i sirianeve kur të mbërthyer në çark duhet të zgjedhin vdekjen më të ëmbël, ose parajsën mbi tokë.
Ajo për të cilën njeriu nuk dyshon është paqja pa fund pas vdekjes.
(d.b/BalkanWeb)
