SHBA-Gjatë vizitës së tij në Nju Jork kryeministri Rama është takuar me homologun e tij grek, Aleksis Tsipras.
Drejtori i marrëdhënieve me publikun, Endri Fuga, ka thënë se takimi mes Ramës e Tsipras ka qenë mjaft miqësor, ndërsa për momentin nuk ka shumë detaje për çfarë është biseduar në takim.
Tsipras pritej të vizitonte Tiranën, por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme nga të cilat doli sërish fitues, vizita e tij nuk ndodhi.
(d.d/BalkanWeb)
