Kreu i Partisë Demokratike është shfaqur sot për herë të parë në publik, pas goditjes me grusht në fytyrë ditën e martë në protestën e opozitës. Lideri i opozitës shfaqet me një palë syze të zeza, për të mbuluar hematomën që i është krijuar rreth syrit, nga goditja me grusht.

Ditën e djeshme Berisha nuk bëri asnjë dalje në publik, madje as në seli mësohet se nuk ka shkuar, por ndërkohë u raportua se gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë.

Sakaq, paraditen e sotme ai ka zhvilluar në zyrën e tij një takim me ish-Presidentin kroat Stipe Mesiç, e ndërsa më vonë ka marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të FRPD.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: