RUSI – Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Rusi e Rumani kur pluhuri dhe rëra nga stuhitë në Afrikën veriore mbuluan resortet e skiimit, duke sjellë panorama si të dala prej fotografive të NASA-s prej planetit Mars.

Pluhuri nga një stuhi rëre në shkretëtirën e Saharasë bëri që dëbora në Lindjen e Europës të kthehet në ngjyrë portokalli, duke shndërruar rajonet malore të Ukrainës, Rusisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në peizazhe marsiane.

Panoramat e pazakonta besohet se janë krijuar nga një përzierje e rërës, pluhurit dhe pjesëzave të polenit të vërtitura së bashku dhe që mbërritën nga stuhitë në Afrikën Veriore. Sipas meteorologëve, fenomeni ndodh pothuajse çdo pesë vjet.

Steven Keates, parashikues moti në zyrën Sinoptike britanike tha për “The Indipendent” se rëra ngrihet për shkak të stuhive të nivele të larta të atmosferës e më pas ajo shpërndahet.

4 3 2 1 549

 (BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: